Dinamo ia merr dorën, zbret Egnatian nga dy frone. Sinjale për titullin kampion
Dinamo arriti të fiton te Superkupën e Shqipërisë mbrëmjen e së dielës, duke mundur në finale me rezultatin 1-3 Egnatian. Pavarësisht se rrogozhinasit ishin në avantazh në pjesën e parë dhe patën mundësi që të thellonin rezultatin, Dinamo bëri gjithçka mirë në të dytën duke e çuar trofeun në shtëpi.

Për Dinamon, kjo ishte hera e dytë radhazi që mund në finale Egnatian, duke fituar edhe trofeun e dytë për vitin 2025 si edhe të parin sezonal për sezonin e ri. Golat e Bregut, Nanit dhe Qefalisë, i mjaftuan skuadrës së Dajës për të dhënë një sinjal të qartë se këtë sezon, janë skuadra për t’u mundur në kampionatin shqiptar, teksa rivaliteti për titullin kampion, është i madh.
FINALET ME EGNATIAN- Rrogozhinasit kanë dominuar futbollin shqiptar në vitet e fundit dhe kanë arritur të fitojnë gjithçka duke qenë absolutisht skuadra më simpatike në vend. Megjithatë, Dinamo duket se ka një objektiv të qartë dhe synon që të rikthejë as më shpejt trofeun në kryeqytet, pasi i mungon prej një kohe të gjatë. Për të bërë këtë, te Dinamo e dinë se duhet të mundin fillimisht Egnatian, kampionen e Shqipërisë në vitet e fundit. E në fakt, në vitin 2025, Dinamo e ka bërë 2 herë diçka të tillë, duke e bërë Egnatian si kuadra që merr nofkën “ish”.
Fillimisht, Egnatia humbi finalen e Kupës së Shqipërisë megjithatë, titulli kampion bëri që të harrohej shpejt. Dhe kur kanë kaluar 6 muaj nga ajo finale, Dinamo rikthehet sërish dhe i heq Superkupën rrogozhinasve duke e kthyer sërish në ish-fituese. Tashmë, Dinamos i ka mbetur titulli kampion për të kurorëzuar një cikël fantastik dhe të suksesshëm, gjë të cilën e pranoi edhe vetë Daja pas ndeshjes që u shpreh se Dinamo synon trofeun e radhës.
TITULLI KAMPION- Sezonin e shkuar, Dinamo nuk u përball asnjëherë me Egnatian në “Final 4”, duke humbur në gjysmëfinale me Vllazninë e më pas humbi edhe vendin e tretë nga Partizani. Shorti i hedhur, e shmangu një përballje të tillë, por këtë sezon gjërat kanë ndryshuar pasi dy skuadrat do të përballen sërish mes tyre. Kur kanë mbetur edhe 2 faza dhe skuadrat do të përballen edhe dy herë të tjera, fokusi kyresor është te “Final 4”, aty ku skuadrat do të përballen sërish me njëratjetrën me pikë të përgjysmuara.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













