Dinamo humbet Bregun, luan me Vllazninë e pastaj mungon
Fitorja e Dinamos ndaj Elbasanit me rezultatin e thellë 4-1, ka lënë edhe një pasojë në skuadrën e drejtuar nga Daja duke qenë se Dejvi Bregu është ndëshkuar me karton të verdhë.

Sulmuesi anësor ishte në listën e lojtarëve që rrezikonte dhe me të verdhin që mori në sfidën ndaj Elbasanit, plotësoi numrin e të verdhëve duke siguruar mungesën në takimin e fundjavës në kampionat, aty ku skuadra e Dinamos do të përballet me Bylisin në transfertë.
Natyrisht një mungesë e tillë do të rëndojë shumë për Dinamon pasi Bregu është lojtari më në formë në skuadër dhe dy golat e shënuar së fundmi, e konfirmojnë këtë moment të lojtari.
Bregu do të duhet të japë fillimisht kontributin e tij në mesjavë kundër Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë, ku do të synojë një rezultat pozitiv për ta pasur gjithçka më të lehtë në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Shkodër dhe për të tentuar finalen e madhe, e planifikuar të luhet në datën 13 maj në “Air Albania”.
PANORAMASPORT.AL













