Dinamo bëri mrekullinë me Hajdukun, por ekspertët e basteve e injorojnë dhe për ndeshjen me polakët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2025 | 14:32

Dinamo bëri mrekullinë me Hajdukun, por ekspertët e basteve e injorojnë dhe për ndeshjen me polakët

Hajduk Split konsiderohej favorit absolut në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ndërsa përballë kishte Dinamon. Skuadra e Ilir Dajës ia doli t’i befasonte duke i eliminuar nga Europa.

dinamo

Dinamo ka përballë tashmë Jagiellonian, pikërisht në fazën “play-off”. Dy duele që do të vendosin se cila prej skuadrave do luajë në grupet e Ligës së Konferencës.

Sfida e parë do të luhet në Poloni, më 21 gusht ora 20:15. Njësoj si në ndeshjen me kroatët, dinamovitët janë injoruar nga bastet.

Fitorja e Jagiellonias kuotohet 1.3. Në anën tjetër, triumfi i Dinamos ka koeficientin 10. Barazimit ndërkohë i është vendosur kuota 5.5.

bandicam 2025-08-18 14-24-33-515

PANORAMASPORT.AL