Dëshira e babait apo Guardiolës? Siti josh yllin gjerman dhe bën gati 150 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2025 | 14:44

Dëshira e babait apo Guardiolës? Siti josh yllin gjerman dhe bën gati 150 milionë euro

Mançester Siti është i gatshëm të paguajë 150 milionë euro për Florian Virc. “Bild” raporton se Guardiola ka pasur një takim dhe i ka shpjeguar ylli gjerman se si do të përshtatej në manovrat e tij.

Screenshot 2025-04-16 144420

Shuma prej 150 milionë eurosh përkon edhe me atë që kërkohet nga Bajer Leverkusen. Virc është në dilemë të madhe, për shkak edhe se dëshira e babait të tij është të nënshkruajë me Bajern Mynih.

Konkurrenca në merkaton e verës do të jetë e madhe. Kjo pasi Siti është po ashtu i gatshëm të ofrojë një pagë prej 25 milionë eurosh.

Dëshira e babait të Virc apo Guardiolës, cila do të triumfojë në fund? Në Leverkusen do të vendoset gjithçka përgjatë verës, pasi largimi është i sigurt dhe kanë mbetur dy vite të vlefshme kontratë.

PANORAMASPORT.AL