Derbi i kryeqytetit në horizont, mësoni rrugëtimin e ekipeve në çerekfinalen e Kupës! Si ndahen vazot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2026 | 22:41

Derbi i kryeqytetit në horizont, mësoni rrugëtimin e ekipeve në çerekfinalen e Kupës! Si ndahen vazot

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë nuk prodhuan asnjë surprizë sot. Kështu në fazën 1/8 fituan të gjitha skuadrat pritëse. Partizani, Tirana, Dinamo, Bylisi, Vllaznia, Egnatia, Elbasani dhe Teuta janë tetë më të mirët, që kaluan më tej. Ndryshe edhe ekipet që luajnë në Superiore, të paktën prej edicionit të kaluar.

kupa-e-shqiperise-1024x576

“Panorama Sport” iu sjell ndarjen në vazo, pasi për fazën çerekfinale do të ketë short. Vazo e parë shikon Egnatian, Vllazninë, Partizanin dhe Dinamon. Në anën tjetër ndodhet Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana. Skuadrat e vazos së parë do të përballen me ato të vazos së dytë.

Ndryshe nga deri tani, do ndeshjet do të jenë me sistem vajtje-ardhje. Shanset janë të mëdha për derbin e kryeqytetit, pasi Tirana ka si rival të mundshëm Partizanin dhe Dinamon.

Vazo 1:       

Egnatia, Vllaznia, Partizani, Dinamo

Vazo 2:

Elbasani, Teuta, Bylis, Tirana

PANORAMASPORT.AL