Deklarata e bujshme, Zekiç zbulon se u largua pasi i ndërhynë në formacion: Ishin barrë, sugjerova që…
Zoran Zekiç ka folur për herë të parë për largimin e tij nga Sarajevo. Ish-trajneri i Partizani dha deklaratë të bujshme, duke thënë se klubi boshnjak kërkonte që lojtarë specifik të aktivizoheshin që të shiteshin.

Zekiç nuk bëri kompromis me parimet e tij. Për këtë edhe u largua nga Bosnja, ndërsa prej disa muajsh qëndron pa skuadër.
“Disa lojtarë ishin bërë barrë dhe unë e dija sa para ishte investuar për t’i sjellë. Sugjerova të gjendej një zgjidhje. Nuk mund t’i detyroj të jenë në ekip, vetëm që të luajnë dhe të shiten.
Kishte biseda paralele, marrëdhënie, një lloj grupesh dhe klikash. Në mënyrën më të sinqertë të mundshme, thashë se nuk mund të vazhdoja më punën.
Nuk kisha më energji për këtë dhe nuk mund t’i jepja Sarajevës atë që Sarajeva e meriton. Ata nuk e morën lehtë. Nuk jam i lumtur për këtë. Koha shëron gjithçka. Shpresoj që gjërat të jenë në rregull në atë aspekt”, u shpreh Zekiç së fundmi.
Kroati mbahet mend për profesionalizmin te Partizani. Po ashtu Zekiç është i vetmi trajner, i shitur nga një klub shqiptar. Të kuqtë përfitonin nga largimi i tij tek Osijek.
PANORAMASPORT.AL













