“Deja vu”/ Thuram ndjek gjurmët e Krespos, dy “kokë” kundër Ajaksit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2025 | 23:16

“Deja vu”/ Thuram ndjek gjurmët e Krespos, dy “kokë” kundër Ajaksit

Nga Krespo tek Turam, historia duket sikur përsëritet. Ajaksi mbetet “viktimë e përbashkët”, ndërsa Interi gjen tek sulmuesit e tij armët e fitores. Në vitin 2002 argjentinasi, në 2025 francezi: dy epoka të ndryshme, por e njëjta forcë shkatërruese në ajër. 

3333666

Markus Turam po shkruan historinë e tij me fanellën zikaltër. Francezi u bë vetëm lojtari i dytë i Interit që shënon dy gola me kokë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Para tij, këtë e kishte arritur vetëm Krespo më 11 dhjetor 2002 – dhe ironia e bukur e fatit është se edhe atëherë kundërshtari ishte Ajaksi, në një transfertë jashtë fushe. 

Turami po konfirmon gjithnjë e më shumë se është një “armë ajrore” vendimtare për skuadrën e Kristian Kivu, duke i dhënë Interit një sukses të madh dhe duke risjellë në kujtesë legjendën argjentinase që dikur ndriçonte Europën me golat e tij. 

PANORAMASPORT.AL