Debutoi me asist pas 2 minutash lojë, Arinaldo Rrapaj pjesë e formacionit të javës në kampionatin ukrainas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2025 | 12:24

Debutoi me asist pas 2 minutash lojë, Arinaldo Rrapaj pjesë e formacionit të javës në kampionatin ukrainas

Arinaldo Rrapaj nuk kishte si ta niste më mirë aventurën e tij të re në Ukrainë.

rrapaj

Ish-mesfushori i Partizanit debutoi në fundjavë te skuadra e re Kolos Kovalivka. 23-vjeçari dhuroi asist pas dy minutash lojë duke u bërë menjëherë protagonist.

Falë kësaj paraqitje, Rrapaj është përfshirë edhe në formacionin e javës në kampionatin ukrainas, teksa është vlerësuar me notën 8.1.

WhatsApp Image 2025-02-25 at 10.07.17

Rikujtojmë që klubi i tij i ri, Kolo Kovalivka, mban vendin e 11-të në Ukrainë dhe po lufton për të qëndruar në elitë.

PANORAMASPORT.AL