Daja i gëzohet kualifikimit në finalen e Kupës: Ia arritëm me grintë dhe mentalitet. Por nuk ka vend të dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2025 | 17:56

Daja i gëzohet kualifikimit në finalen e Kupës: Ia arritëm me grintë dhe mentalitet. Por nuk ka vend të dytë

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, i është gëzuar kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë pasi kaloi Vllazninë pas një ndeshje të çmendur me shifrat 4-3 ku gjithçka u vu në diskutim në minutat e fundit.

bandicam 2025-04-24 17-33-13-465

“Erdhi një moment që edhe Vllaznia u hodh gjithçka për gjithçka, duke e ditur që specifika e Kupës është me eliminim dhe nuk ka një ndeshje tjetër pas kësaj për vazhdimësinë, se ka edhe një finale mbrapa e asgjë s’ka mbaruar. Por që janë gjëra që njihen në futboll, kanë ndodhur. Besoj që atë që kishim si qëllim e arritëm. Ia arritëm edhe me grintën, mentalitetin që kanë këto çuna për të rikthyer veten dhe Dinamon aty ku e meriton.

Dëmtimet? Shyqyr që ndodhi në momente kur ne e kishim siguruar pjesën e “Final Four” edhe sepse po të na  ndodhte më parë, ndoshta do kishim probleme me prezantimin në “Final Four”, edhe me këtë arritje deri në finale. Pavarësisht se nëse nuk e merr Kupën, e gjithë sakrifica të shkon dëm se nuk ka vend të dytë në Kupë, ka vetëm një vend të parë”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL