Cikli i ri, ja kush merr “stafetën” e lidershipit te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2025 | 23:31

Cikli i ri, ja kush merr “stafetën” e lidershipit te Partizani

Ndoshta jo në momentin e duhur, por ajo që po ndodh te Partizani është nisja e një cikli të ri. Klubi i kuq ka larguar tashmë të gjithë liderët e ekipit deri në janar dhe skuadra është në një situatë tranzicioni. Përbërja e lojtarëve nuk është më e mira e mundshme, por fakti është se një pjesë e tyre janë mjaft cilësorë dhe konsiderohen si liderët e ardhshëm të ekipit.

Partizaniiii

Në portë, Qirko ka fituar shumë siguri dhe porta më në fund ndihet e sigurt, teksa para tij Preka dhe Sembene premtojnë jo vetëm prej moshës, por edhe cilësisë. Në këtë repart mund të rriten edhe Janjeva e Bytyçi, por për momentin nuk gëzojnë besimin e duhur.

Në mesfushë, Gjergji Kote i ka mrekulluar të gjithë dhe jo më kot klubi i rinovoi kontratën. Besimi është i madh edhe tek Adnard Mehmeti, i cili gëzon cilësi të mëdha, por ende nuk ka arritur t’i shpalosë të gjitha.

Në sulm situata nuk është premtuese sa duhet dhe shkak janë kontratat. Në verë i skadon kontrata Bintsukës dhe Eleke, dy lojtarët që premtojnë më shumë në këtë repart. Sakaq, lojtarë në fokus janë edhe Keko e Zeka, por paraqitjet e tyre kanë qenë mjaft të luhatura. Në verën e ardhshme pritet që klubi të ndërhyjë në merkato me 3-4 lojtarë cilësorë, si dhe me afrimin e një trajneri të nivelit që u përshtatet ambicieve të klubit të kuq.

PANORAMASPORT.AL