Çfarë po ndodh te Partizani? Ledio Pano: Diçka e paralajmëruar, e prisja që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2025 | 22:54

Çfarë po ndodh te Partizani? Ledio Pano: Diçka e paralajmëruar, e prisja që…

Ish-futbollisti i Kombëtares, Ledio Pano, tashmë në rolin e specialistit, ka folur për situatën që po kalon Partizani. I ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, Pano ndër të tjera u shpreh:

bandicam 2025-10-05 22-50-16-046

“Është diçka e paralajmëruar. Që pas “Final 4”, gjërat brenda kanë qenë të vështira. Unë në kohën kur ka qenë Gega dhe Haxhia, unë isha i brendshëm, në kuptimin që ishim miq dhe i merrja vesh. Pastaj u shkëputa. Besoj është diçka e paralajmëruar. Më vjen keq, e prisja që do të shkonte në këtë pikë”, deklaroi Ledio Pano.

PANORAMASPORT.AL