Bylisi, larg pritshmërive në gjysmën e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2025 | 14:23

Bylisi, larg pritshmërive në gjysmën e sezonit

Disfata me Vorën duket se ka lënë në heshtje mallakastriotët, që shkuan me mungesa të rëndësishme. Pothuajse një repart si mesfusha, me Koxhi, Përgjoni, Perndreca, Kamara, lojtarë kyç dhe në formë në ndeshjet e fundit.bylisDuket se ballshiotët nuk arritën që të thyejnë tersi, për një ecuri pozitive, për më shumë se 3 javë. Në fakt ishte një ndeshje e vështirë edhe për faktin se portieri Vashu për mosmarrëveshje me stafin, për shkak të dëmtimit, por edhe të vërejtjeve që mori gjatë lojës, për shkak se bëri dy gabime, ku një rast u shënua, la fushën pasi nuk mund të vazhdonte më. Ballshiotët tashmë janë parakaluar nga Vora në tabelën e renditjes dhe e kanë mbyllur gjysmën e parë të garës në vendin e 8-të, por shumë afër zonës së mbijetesës dhe asaj të rrezikut.

Tashmë që gara ka përfunduar, për shkak të festave të fundvitit, ballshiotët do të vazhdojnë që të stërviten, madje me një program enkas nga stafi, ku ka nisur nga dje me ata lojtarë që nuk luajtën ndaj Vorës, ose luajtën jo të plotë takimin. Ata janë stërvitur në palestër, ndërsa pjesa tjetër që mori më shumë minuta ka bërë pushim absolut. Nga sot do të vijojnë seancat me grup të plotë dhe në kushte grumbullimi, teksa do të stërviten në kompleks por edhe stadium, në pjesën pas portës në lindje.

Nga ndeshja me Vorën, ajo që ra në sy ishte performanca e mirë e 16-vjeçarit Petro Marku që luan titullar me Kombëtaren U-17 dhe pjesë e Bylis B, por edhe Gjuzit dhe Abdullahiu Rabiu. Pa harruar edhe debutimin në Superiore me skuadrën e parë të dy lojtarëve të ofensivës, Hodo dhe Emini, që kanë qenë pjesë e moshave të Bymisjt por edhe të huazuar në ekipe të tjera të së Dytës dhe së Parës.

ADEDURO – Një nga zbulimet e këtij sezoni David Adeduro Olamilekan pësoi një dëmtim pas një ndërhyrje të ashpër të Dakës dhe u detyrua që të lërë lojën. Në fakt mesfushori ka pësuar hematoma dhe stafi mjekësor është duke iu përkushtuar 19-vjeçarit nigerian, që e nisi si titullar këtë sezon dhe shihet si një zbulim në mesfushë. Ndërsa kjo periudhë mund të shërbejë edhe si një analizë mbi performancën e disa elementëve, që kanë ardhur gjatë verës në Ballsh, por që nuk kanë bindur nga skuadra e Parë por edhe ekipi B. Madje, mund të ketë ndonjë huazim për më shumë hapësira, në ndonjë ekip të se Parës sidomos për 3-4 lojtarë të huaj.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL