Bylisi ka plane ambicioze, presidenti Kapllanaj synon goditje në merkato për… Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2025 | 22:43

Bylisi ka plane ambicioze, presidenti Kapllanaj synon goditje në merkato për… Europën

Presidenti Besnik Kapllanaj i Bylisit nuk e ka ndërmend të ndalet. Deri në mbyllje të merkatos, ai synon të realizojë një afrim cilësor në ofensivë.

JOSA KAPLLANAJ

Nëse ky plan konkretizohet dhe skuadra ruan bërthamën e vjetshme, atëherë Bylisi mund të ketë një tjetër “stof” në kampionat. Me një trajner të kalibrit të Mirel Josës, teknikun me më shumë trofe në Shqipëri, dhe me një grup lojtarësh me cilësi, Bylisi po synon një sezon ku jo vetëm të mbijetojë, por edhe të luftojë për kreun e renditjes.

Objektivat janë të qarta: pjesëmarrje në Kupat e Europës dhe pse jo, një trofe si Kupa e Shqipërisë. Një sukses i tillë do t’i jepte klubit jo vetëm lavdi, por edhe një mundësi të artë marketingu për talentet e shumtë, vendas e të huaj, që ka në gjirin e tij.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL