Bylisi drejt rindërtimit, merkato dhe ndryshime në çdo repart
Nga porta në sulm, Bylisi i sezonit të ardhshëm pritet që të ketë ndryshime. Me largime dhe afrime në çdo repart thuajse, ndërsa ekipi mallakastriot në fund të majit pritet që të bëjë lëvizjet e duhura.
Ballshiotët presin nëse do të ketë ndryshime strukturore ose jo, por pritet që më pas të lëvizin me hapjen e merkatos. E sigurt që do të ketë disa shitje, ndërsa në skuadrën e parë do të afrohen elementë nga ekipi B dhe moshat. Aktualisht në kampin mallakastriot është situatë e qetë, ndërsa mërzitja e disfatës së rënies në të Parën është e dukshme te stafi drejtues dhe tifozët vendas, të cilët nuk e mendonin se në javën e fundit skuadra do të binte një kategori më poshtë.
Prioritet për sezonin e ri, krahas skuadrës së parë, do të jetë edhe ekipi B, por edhe skuadra U-19 që do të ketë pretendime madhore. Në Ballsh presin strukturën, ndërsa administrata e klubit vazhdon punën. Sidomos stafi i mirëmbajtjes së stadiumit “Adush Muçaj” dhe kompleksit “Bylis”. Një pjesë e të huajve, por edhe lojtarë të ekipit B dhe U-19 stërviten me një program individual, por edhe në palestër, ndërsa disa të tjerë kanë nisur pushimet pas sfi dës me Vorën.
Bylisi i fazës së katërt grumbulloi pikë të vlefshme brenda dhe jashtë fushës. Por “manovrat” e rivalëve dhe ndoshta hapat fals në Tiranë me Partizanin dhe me Dinamon në Ballsh ndikuan në fund. Natyrisht edhe duelet direkte me disa ekipe si Vora, Tirana, Teuta apo Flamurtari. Nëse do të kishin dy pikë më shumë, ballshiotët do të shpëtonin edhe direkt dhe do të mbijetonin mes më të mirëve të futbollit shqiptar.
Erjon Saliu-PANORAMASPORT.AL













