Boks, Vllaznia rikthehet pas dy vitesh te titulli kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2013 | 12:14

Boks, Vllaznia rikthehet pas dy vitesh te titulli kampion

boksi101211_768979Vllaznia është shpallur fituese e Kampionatit Kombëtar të 18- vjeçarëve në boks. Ky trofe rikthehet ne Shkodër pas dy vitesh mungesë. Kuqeblutë, edhe pse me pikë të barabarta me Teutën, duke qenë se kanë pasur një kampion më shumë, kanë marrë trofeun. Dita finale e 18-vjeçarëve ka pasur rivalitet të madh. Janë zhvilluar 10 ndeshje dhe secila është shoqëruar me emocione e një garë të fortë sportive. Ndeshjet janë dominuar nga boksierët e Vllaznisë e Teutës, dy ekipe të cilat kanë rivalizuar deri në çastet e fundit. Këto dy ekipe në fund të aktivitetit kanë grumbulluar nga 20 pikë secila, por fati u ka buzëqeshur shkodranëve. Gjithçka është vendosur në ndeshjen e parafundit, teksa boksieri i Teutës, Indrit Laçi, është tërhequr nga ndeshja duke qenë se ka pasur rrjedhje të gjakut në hundë, gjë e cila i ka dhënë fitoren boksierit të Besës, Andrea Deijaj, në peshën 91 kilogramë. Pas këtij momenti, Vllaznia e ka pasur të sigurt titullin kampion. Organizatorët shpërndanë çmimet përkatëse, teksa Jurgen Uldedaj i Teutës është shpallur boksieri më i mirë, ndërsa Dyrja Morinaj boksieri më i mirë teknik. Trajneri i Vllaznisë, Jozef Sermi, u shpreh i kënaqur që trofeu rikthehet në Shkodër. “Ishte një kampionat me shumë rivalitet. Vllaznia e meritoi titullin dhe për këtë jam i kënaqur. Natyrisht që falënderoj të gjithë boksierët e mi, të cilët dhanë maksimumin, në mënyrë që Vllaznia të jetë fituese e kësaj gare. Tashmë na është rikthyer elementi i ri, gjë e cila na jep siguri edhe për të ardhmen” – ka përfunduar Sermi.
Senad Nikshiqi

FINALET
Ervin Dervishllazi (Apolonia) – Klevis Vrapi (Teuta) 46-49 kg
fiton Teuta
Mikel Hodaj (Apolonia) – Alban Zylalaj (Enea) 52 kg
fiton Apolonia
Edison Zani (Enea) – Krenar Zeneli (Flamurtari) 56 kg
fiton Enea
Arnold Kuqazi (Apolonia) – Rexhildo Zeneli (Vllaznia) 60 kg
fiton Vllaznia
Erald Mukja (Vllaznia) – Samet Llukaj (Besa) 64 kg
fiton Vllaznia
Renato Roshi (Enea) – Gjon Nika (Vllaznia) 69 kg
fiton Vllaznia
Fatjon Buçimasi (Apolonia) – Arjan Kajoshi (Enea) 75 kg
fiton Apolonia
Jurgen Uldedaj (Teuta) – Dyrja Morinaj (Vllaznia) 81 kg
fiton Teuta
Indrit Laçi (Teuta) – Andrea Deijaj (Besa) 91 kg
fiton Besa
Sotir Dyrmishi (Apolonia) – Elton Gjoni (Besëlidhja) +91 kg
fiton Besëlidhja