Postuar: Qershor 6, 2025 | 23:12
Bilanci i buzëqesh Egnatias, 540 mijë euro fitim për kampionët
Në Rrogozhinë së pari mendojnë se çfarë do shesin dhe më pas të blejnë. Vitin e kaluar kështu ndodhi, me rrogozhinasit që arritën të shesin dy lojtarë jashtë vendit.

Sulmuesi Melih Ibrahimoglu kaloi më radhët e Koniaspor në Turqi për 350 mijë euro, ndërsa portieri Alen Sherri u transferua në Serinë A me skuadrën e Kaljarit për shumën e 300 mijë eurove. Në total, këto dy shitje kushtuan 650 mijë euro, jo pak për një klub shqiptar.
Në total, nga këto operacione të merkatos së vitit të kaluar, Egnatia e mbylli me një bilanc pozitiv prej 540 mijë eurosh, që iu shtuan edhe përfitimeve të tjera që rrogozhinasit morën si fitues të kampionatit dhe pjesëmarrjes në Europë.
PANORAMASPORT.AL













