Bastet thonë fjalën e tyre, sfida Bylis-Partizani nuk ka asnjë rezultat favorit. Në Ballsh premtohet gol me peshë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2025 | 12:06

Bastet thonë fjalën e tyre, sfida Bylis-Partizani nuk ka asnjë rezultat favorit. Në Ballsh premtohet gol me peshë

Ekspertët e basteve kanë thënë fjalën e tyre për sfidën që luhet sot. Disa orë para takimit të dy skuadrave, nuk ka një favorit për ndeshjen në Ballsh. 

Screenshot 2025-09-27 120542

Çdo gjë shfaqet në balancë duke e bërë ndoshta ndeshjen e vetme të javës së pestë, që nuk mund të parashikohet. Fitorja e Bylisit, barazimi apo triumfi i Partizanit tregohen me koeficientin 2.7.

Aktualisht Partizani ka vetëm 1 pikë më tepër se Bylisi në renditje. Tri përballjet e fundit kanë folur në favor të ballshiotëve, që kanë korrur vetëm fitore ndaj “demave”. Josa do kërkojë të ruajë rezultatet pozitive përballë Milinkoviçit, që në anën tjetër nuk e ka nisur siç pritej me Partizanin.

BYLIS – PARTIZANI

Screenshot 2025-09-27 120230

Ndeshja që nuk njeh barazim, Bylis-Partizani premton gol me peshë

Sfida mes Bylisit dhe Partizanit është një nga më interesantet e javës së pestë. Superiorja sheh respektivisht vendin e tetë përballë të shtatit në renditje, që ndahen nga 1 pikë. Ky takim premton gola në Ballsh, pasi i tillë është historiku. Më konkretisht 11 takimet e fundit kanë parë Partizanin ose Bylisin të dalin me 3 pikë. Ballshiotët fituan tri përballjet e fundit të Superiores ndaj “demave” në edicionin e kaluar, për të fituar pikë të rëndësishme për mbijetesën. Po ashtu në tetë sfidat e fundit, fitoret janë regjistruar me vetëm 1 gol diferencë. Për këtë me siguri mund të thuhet se në Ballsh kjo përballje nuk mund të pararashikohet. Dhe statistikat mes dy skuadrave tregojnë po ashtu rivalitetin që Bylis-Partizani shfaq. Hera e fundit kur të dyja skuadrat ndaheshin me rezultat të bardhë në sfidë zyrtare, 0-0, ishte pikërisht më 19 dhjetor 2020. Barazimi ndërkohë është parë edhe në miqësoren e gushtit. Të dyja skuadrat aktuale, të Josës dhe Milinkoviç, barazuan pa gola në stadiumin “Arena e Demave”. Sot do të masin forcat sërish prej orës 16:00. Këtë herë Bylisi kërkon fitoren e parë të sezonit, ndërsa Partizani të rikthehet te pikët pas dy humbjeve radhazi.

PANORAMASPORT.AL