Bardheblutë me tre sulmues, trajneri do fitore të sigurt ndaj Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2025 | 10:02

Bardheblutë me tre sulmues, trajneri do fitore të sigurt ndaj Pogradecit

Para sfidës me Pogradecin, Tirana ka ndryshuar orarin e stërvitjes. Skuadra ka punuar në mbrëmje në orarin e lojës që do të zhvillohet në Elbasan.ernest tiranaLajme të mira ka marrë gjithashtu korçari i bardhebluve, pasi Bledi Shkëmbi do të ketë në dispozicion Akileu Ndrecën. Në plus i madh, që do të thotë se në fushë do të luajë me tre sulmues. Shkëmbi do t’i kthehet Tiranës 3-4-3, ku në sulm do të jetë Haxhiu, Zharmuni dhe Ndreca.

Në mesfushë dihen emrat, duke filluar nga e djathta në të majtën me Verën, Solerin, Rafaelin, si dhe Përgjonin. Mbrojtja me treshen Mici, Kola dhe Dembele. Nëse ky i fundit ka probleme fizike, atëherë do të luajë Soler si qendërmbrojtës dhe Smaçi do të spostohet në mesfushë. Në fund portieri Selmani, i cili do të koleksionojë 37 nga 37 takime në Superiore.TRPANORAMASPORT.AL