Ballkaniku i mundjes, Shqipëria fiton dy medalje bronzi për U-20
Kampionati Ballkanik i mundjes për moshat, aktivitet i zhvilluar në Rumani, e ka parë Shqipërinë të ngjitet dy herë në podium për kategorinë U-20.

Kombëtarja kuqezi ka fituar dy medalje bronzi për të rinj me sportistët Mikel Troplini dhe Ibraim Sula. Troplini u klasifikua në vendin e tretë në stilin greko-roman në kategorinë e peshave 60 kg, ndërsa Sula u rendit u treti në stilin e lirë për peshat 86 kg.
Disa ditë më parë një tjetër medalje, në Ballkanik shkëlqeu edhe Erglena Domi, e cila fitoi medalje argjendi për moshat U-15, duke treguar performancë të një niveli të lartë.
Kujtojmë që prej disa vitesh mundja është kthyer në sportin ku Shqipëria shënon rezultatet më të larta në arenën ndërkombëtare, duke sjellë edhe medaljet e para olimpike në historinë e Shqipërisë. Dy të bronzta, të fituara në “Paris 2024” nga sportistët e natyralizuar me pasaporta shqiptare, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev. Valiev, pak javë më parë fitoi edhe medalje argjendi në Kampionatin Botëror që u mbajt në Kroaci.
PANORAMASPORT.AL













