Asnjë kontakt mes lojtarëve, VAR dhe kryesori gabojnë në penalltinë që i dhuroi fitoren Elbasanit kundër Vorës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2026 | 15:40

Asnjë kontakt mes lojtarëve, VAR dhe kryesori gabojnë në penalltinë që i dhuroi fitoren Elbasanit kundër Vorës (VIDEO)

Ndeshja Elbasani-Vora nuk pati shumë momente të diskutueshme, madje as monitori i fushës nuk është vënë në përdorim fare nga kryesori Kreshnik Barjamaj. Megjithatë polemika ka pasur në dy momente.fdgdf

Minuta e 41-të: Manellari jep një top në qendër të mbrojtjes ku Shehi mundohet të kap atë top, duke u shtrirë me kokë gati rrafsh me tokën e kap topin por në rënie zë keq krahun dhe elbasanasit e kujtojnë për prekje të topit me dorë. Gjyqtari Barjamaj ishte pranë dhe nuk jep 11-metrësh pasi e konsideron se topi nuk ishte prekur me dorë. Ku edhe nga pamjet duket se vendimi tij ishte i drejtë. (VIDEO)

Minuta e 80-të: Lukili fiton penallti, ndërsa te Vora protestojnë, duke e konsideruar simulim. Lukili duke shpërthyer në hyrje të zonës ka ndërhyrjen e Prestige dhe gjyqtari e konsideron si një ndërhyrje të gabuar dhe akordon 11-metërsh. Ndërkohë që komunikon edhe me dhomën e sistemit VAR, duke u konfirmuar vendimi tij. Me pamjet lojtari hollandez duket më shumë sikur po simulon dhe vendimi si nga kryesori dhe nga VAR nuk ishte i drejtë. Saktësisht nuk kishte penallti, pasi nuk kishte kontakt gjatë rënies së lojtarit. VIDEO)

PANORAMASPORT.AL