Postuar: Shkurt 16, 2026 | 12:00
Armand Duka fiton pa garë, rikonfirmohet si president i FSHF-së edhe për 4 vite
Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit zgjodhi sërish Armand Dukën President për një mandat të ri katërvjeçar.

Ai nuk pati asnjë kundërshtar dhe vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote në procesin që u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Armand Duka i cili aktualisht mban edhe rolin e zv.presidentit të UEFA-s do të vazhdojë të jetë në krye të FSHF-së edhe për 4 vite të tjera, duke siguruar në këtë mënyrë mandatin e shtatë radhazi.
PANORAMASPORT.AL













