Alia me sytë nga Strakosha, pret radhën e shqipeve
Marko Alia është portieri i ri i talentuar te skuadra e të rinjve të Lacios i cili është duke ndjekur me kujdes situatën tek ekipi i parë se çfarë do të ndodhë pas largimit të Simone Inzagit nga drejtimi dhe cila do të jetë rrjedha e ngjarjeve me portierët Pepe Reina dhe Tomas Strakosha.

Për portierin kuqezi, do të ishte e tepërt të kërkonte të digjte hierarkitë, mirëpo në rast largimi të njërit prej portierëve, mes Reinës dhe Strakoshës, do të krijohej hapësira për gardianin kuqezi që t’i bashkohej skuadrës së parë bardhekaltër.
Njësoj siç më parë ishte dysjka Berisha-Strakosha te Lacio, tanimë po vjen koha që të ketë një tjetër dyshe shqiptarësh në portën e Lacios me Strakoshën dhe Marko Alinë. 21-vjeçari është për momentin një nga gardianët e ekipit Shpresa, teksa më 4 qershor do të udhëtojë drejt Andorrës për ndeshjen e parë kualifikuese.
PANORAMASPORT.AL













