Absurditete shqiptare/ Vetëm 5 fitore në 20 ndeshje, Superiorja çoi 4 skuadrat me formën më të dobët të luftojnë për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2026 | 22:25

Absurditete shqiptare/ Vetëm 5 fitore në 20 ndeshje, Superiorja çoi 4 skuadrat me formën më të dobët të luftojnë për titullin

Sezoni i rregullt i Kategorisë Superiore u mbyll këtë fundjavë me një tablo shumë të qartë dhe të pazakontë: Titulli kampion do të diskutohet mes 4 skuadrave me formën më të dobët në momentin aktual.

final-41-685x450

Këtë e tregojnë qartësisht shifrat, pasi për një arsye apo një tjetër, të katër skuadrat që do të luajnë në Final Four në javët e ardhshme dhe do të diskutojnë mes tyre titullin, kanë shfaqur një formë të tmerrshme në 5 javët e fundit të kampionatit. Humbjet e pësuara, sidomos me skuadrat e fundit të tabelës, kanë bërë që në 20 ndeshjet që kanë luajtur këto skuadra në këtë periudhë, të kenë regjistruar vetëm 5 fitore në total, me Elbasanin si ekipi i vetëm që ka regjistruar dy pas tre të tjerat janë ndalur në një.

Një kontrast absolutisht i pazakontë me fundin e tabelës, pasi rezulton se në 5 javët e fundit, katër ekipet që mbyllën klasifikimin, kanë marrë 10 fitore, pra dyfishin e atyre që tashmë do të luftojnë për kreun. Një tjetër absurditet që prodhon kampionati shqiptar.

saddsdsadsasasadadsdas

PANORAMASPORT.AL