ZYRTARE/ Dy prezantime brenda ditës, Partizani merr mbrojtësin e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2021 | 23:52

ZYRTARE/ Dy prezantime brenda ditës, Partizani merr mbrojtësin e Kosovës

Partizani ka prezantuar së fund mi dy afrimet e reja në skuadër. Bëhet fjalë për Loti Celina (vëllai i Besart Celinës) dhe Geri Selita.

zyrtare

Celina është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21, teksa luan në krahun e djathtë në mbrojtje, ndërkohë që së fundmi ka qenë pjesë e Stromsgotsen në Norvegji. 20-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për 23-vjeçarët e Suonsit në kampionatin anglez.

Selita vjen nga Portugalia ku ka qenë pjesë e Tondela U-19 dhe luan në mesfushë. 19-vjeçari para se të kalonte në Portugali ishte pjesë e Besës së Kavajës.

 

Njoftimi i klubit:

LOTI CELINA DHE GERI SELITA FIRMAT E RADHËS

Klubi njofton arritjen e marrëveshjeve me Loti Celina dhe Geri Selita. Dy lojtarët kanë firmosur sot me të kuqtë kontratat për dy vite e gjysëm.

Loti Celina 20 vjeç kontigjent i përfaqësueses së Kosovës U21 është aktivizuar në radhët e ekipeve Swansea City U23 dhe Stromsgodset.

Geri Selita 19 vjeç së fundmi ka qenë pjesë e ekipit Tondela në Portugali.

11111

selita

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"