ZYRTARE/ Kukësi nuk ndalet në merkato, verilindorët prezantojnë tre lojtarë të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2024 | 14:17

ZYRTARE/ Kukësi nuk ndalet në merkato, verilindorët prezantojnë tre lojtarë të rinj

Kukësi duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e dimrit, me verilindorët që vazhdojnë të prezantojnë përforcime të reja në skuadër.

MixCollage-13-Jan-2024-10-08-AM-3730

Së fundmi, janë prezantuar tre futbollistë të rinj, Kristjan Rroku, Stefane Araba dhe Rajan Felipe.

I pari është portieri 20-vjeçar, Kristjan Rroku, i cili ka lindur në Athinë. Përpara se të bashkohej me Kukësin, Rroku ishte pjesë e Tomorit në Kategorinë e Parë.

 

I dyti është mbrojtësi 24-vjeçar, Stefane Araba, gjithashtu i lindur në Athinë. Njësoj si Rroku dhe Araba vjen nga Tomori.  

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

I treti është sulmuesi 26-vjeçar nga Brazili, Rajan Felipe. Ndryshe nga dy të parët, Felipe vjen nga kampionati bullgar, ku më parë aktivizohej me Lokomotivën e Sofias.

 

View this post on Instagram

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"