ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton goditjen e bujshme në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2022 | 14:43

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton goditjen e bujshme në mbrojtje

Tirana ka bërë goditjen e bujshme në mbrojtje!

LULAJ 1

Kampionët e Shqipërisë kanë prezantuar Bruno Lulajn, teksa kanë konfirmuar edhe njëherë lajmin e “Panorama Sport”.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike Tirana me anë të një videoje të postuar në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Instagram”.

Mbrojtësi që e mbylli me Kukësin, ka firmosur një kontratë të re me bardheblutë dhe do të jetë blerja e 10-të e Tiranës në merkaton e verës që sapo ka përfunduar.

27-vjeçari përforcon kështu repartin difensiv teksa më parë përveç Kukësit, ai ka mbajtur veshur edhe fanellat e Skënderbeut, Laçit dhe Panionios U-20.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË TIRANËS –

“@brunolulaj4 ? ?

#newsigning #centerback⚽️”


View this post on Instagram

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"