Zyrtare/ Haxhi Neziraj te Flamurtari, mesfushori firmos kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2017 | 14:37

Zyrtare/ Haxhi Neziraj te Flamurtari, mesfushori firmos kontratën

Klubi i Flamurtarit ka zyrtarizuar ditën e sotme përforcimin e skuadrës me ish-mesfushorin e Luzernës, Haxhi Neziraj. 23-vjeçari me origjinë nga Kosova ka firmosur kontratën me klubin kuqezi dhe tashmë do të jetë i gatshëm për t’u vendosur nën urdhrat e trajnerit Mezani.

neziraj flamurtari

Ky është përforcimi i tretë i Flamurtarit në këtë merkato dimërore, pas afrimit të mbrojtësve Jakovleviç dhe Mersini. Neziraj me shumë mundësi është lëvizja e fundit e vlonjatëve në këtë periudhë transferimesh teksa nuk pritet ndonjë surprizë në orët e fundit të saj.

neziraj flamurtari1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"