Zyrtare: Gugash Magani është trajneri i ri i Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2016 | 23:17

Zyrtare: Gugash Magani është trajneri i ri i Teutës

Kjo ka qenë një ditë zyrtarizimesh për Gugash Maganin. Fillimisht, gjatë drekës u bë zyrtar divorci i tij me Flamurtarin, ku tekniku peqinas kishte shkuar gjatë verës me objektivin për të ndërtuar një skuadër pretendente.

magani

Forma që shfaqi skuadra në këto javë e sidomos problemet financiare në klub që shpërqendruan lojtarët, bënë që Magani të tërhiqej nga drejtimi i ekipit vlonjat. Ashtu siç parashikohej, ai nuk ka qëndruar gjatë pa punë, pasi e priste krahëhapur klubi i Teutës.

Durrsakët, pasi i dhanë lamtumirën italianit të dytë për këtë sezon, Roberto Cevolit, nisen menjëherë negociatat me Maganin dhe gjatë ditës së sotme gjetën akordin me të.

Burime pranë klubit konfirmuan se Magani ka firmosur me klubin durrsak për t’u kthyer përsëri në drejtim të ekipit të cilin në sezonin e kaluar e udhëhoqi drejt pjesëmarrjes në Ligën e Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"