Zyrtare, Amir Rrahmani largohet nga Partizani, i bashkohet Cikalleshit te RNK Spliti

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Qershor 5, 2015 | 11:51

Zyrtare, Amir Rrahmani largohet nga Partizani, i bashkohet Cikalleshit te RNK Spliti

rrahmaniMbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani i ka dhënë zyrtarisht fund aventurës me të kuqtë e Partizanit, për t’iu bashkuar RNK Splitit në kampionatin kroat. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi i Partizanit i uron suksese futbollistit në karrierën e tij sportive.

Njoftimi Klubi njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me Amir Rrahmani. Mbrojtësi 21 vjeçar mbyll aventuren me 15-të herë kampionët e vendit dhe i bashkohet klubit Kroat të RNK Split-it. Klubi falënderon Rrahmanin për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.

Amir Rrahmani e nisi karrierën te skuadra e Drenicës në Kosovë, për t’iu bashkuar Partizanit në verë të 2013 në moshën 19-vjeçare. Pas paraqitjeve të mira me të kuqtë, mori ftesë nga Skënder Gega në përfaqësuesen U-21, ndërsa një vit më parë ishte pjesë e kuqezinjve të De Biasit në miqësoren me San Marinon.






www.minuta90.com