ZYRTARE/ Alsid Tafili largohet nga Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2016 | 19:07

ZYRTARE/ Alsid Tafili largohet nga Partizani

Alsid Tafili zyrtarisht nuk është më pjesë e Partizanit. Në një njoftim të shkurtër të bërë mbrëmjen e së mërkurës, klubi deklaron se mesfushori 28 vjeçar, i cili u bashkua me Partizanin në fillim të këtij sezoni, ka vendosur të ndërpresë me konsensus bashkëpunimin.

12642723_468293200031748_4337783626570312787_n“Klubi falenderon Alsid Tafilin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij futbollistike”,-thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”.

Më herët, Vllaznia ka insistuar prej ditësh për rikthimin e mesfushorit Alsid Tafili, por kjo lëvizje kishte ngecur mes drejtuesve të të dy klubeve.

Në një koment të bërë një ditë më parë, trajneri Armando Cungu tha se Partizani është konfuz, pasi nuk po e mban fjalën duke ndryshuar kushtet herë pas here.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"