Zeqiri firmos për 80 mijë euro te Kukësi. Gjici: Kjo blerje, dhuratë ekipit dhe tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2014 | 15:30

Zeqiri firmos për 80 mijë euro te Kukësi. Gjici: Kjo blerje, dhuratë ekipit dhe tifozëve

Zeqiri 1Hair Zeqiri ka fir mosur dje me klu bin e Kukësit një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Ashtu siç pritej, vetëm 24 orë pas largimit nga Flamurtari, mesfushori vlonjat ka zyrtarizuar transferimin te veriorët. Burime të sigurta konfirmuan për “Panorama Sport” se Zeqiri do të përfitojë 80 mijë euro në sezon, duke u bërë kështu një ndër futbollistët më të paguar të Kukësit, bashkë me sulmuesin Pero Pejiç. 25-vjeçari fuqizon së tepërmi qendrën e mesfushës të ekipit të Shkëlqim Muçës, teksa në këtë pozicion luajnë edhe emra si Allmuça, Musolli, Shameti, Hasani dhe braziliani Xheferson.
Zyrtarizimi – Firma nën kontratë mes Zeqirit dhe presidentit Safet Gjici është hedhur dje në orën 16:00. Mesfushori, i shoqëruar nga agjenti i tij, ka parë me detaje çdo pikë të kontratës. Më parë ai ka zhvilluar bisedime me drejtuesit, por gjatë kësaj periudhe negociatat i kanë zhvilluar persona të tretë mes dy palëve, të cilët nuk kanë dalë në skenë. Zeqiri do t’i bashkohet sot ekipit dhe më pas do bëjë katër ditë pushim për të vijuar me Kukësin fazën përgatitore në Ohër. Lojtari ka si kusht në kontratë edhe aktivizimin në Kupat e Europës gjatë edicionit të ardhshëm, gjithnjë nëse Kukësi realizon synimet. Më pas, për rinovimin e kontratës, palët duhet të gjejnë konsensus.
Largimi – Te Flamurtari e dinin prej kohësh që Zeqiri do të largohej drejt kryeqytetit. Burime pranë skuadrës vlonjate tregojnë për gazetën se lojtari kishte më shumë se një vit që kishte shprehur dëshirën për t’u zhvendosur në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe ai ka biseduar me drejtues të Tiranës dhe Partizanit, por në fund ishte Kukësi që e bindi. Ekipi verior stërvitet në kryeqytet, ndërsa ndeshjet i zhvillon në Kukës. Ndërkohë, të martën mesfushori vizitoi për herë të fundit skuadrën vlonjate, duke takuar shokët dhe stafin. Zeqiri njihet në Vlorë edhe si një person me vlera të larta njerëzore.
Presidenti – Zeqiri ka qenë një lojtar i dëshiruar nga presidenti Safet Gjici që në sezonin e kaluar. Për këtë transferim, kreu i klubit nuk e fshehu kënaqësinë. “Ardhja e Zeqirit është e shumëpritur dhe një tregues i qartë se ne kemi objektiva madhorë. Këto arrihen me lojtarët cilësorë që kemi në ekip, por dhe që po afrojmë përditë. Zeqiri dhe lojtarë të tjerë të kushtueshëm janë dhuratë për skuadrën dhe tifozërinë. Kjo tregon se rruga jonë është drejt titullit dhe trofeve. Shpresoj që këta lojtarë dhe ky staf që po mbështeten maksimalisht, të shpërblejnë investimet që unë po bëj”, deklaroi dje Gjici për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"