Ymeri, rezerva për lojën e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2013 | 14:28

Ymeri, rezerva për lojën e ekipit

Djemtë e trajnerit Arben Ymeri e kanë kryer si duhet detyrën e shtëpisë me fitoren e radhës ndaj Delvinës. Në lidhje me atë takim, trajneri i Albpetrolit shprehet: “Fituam një ndeshje ndaj një kundërshtari të vështirë siç është Delvina, por kam rezerva për lojën e ekipit, sepse toleroi dhe nuk dha maksimumin e mundshëm. Edhe pse jemi pesë pikë diferencë nga vendi i dytë, nuk ka vend për eufori e vetëkënaqësi. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë të fitojmë”.
Mario Gjika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"