Vorakët zhgënjejnë në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2013 | 10:54

Vorakët zhgënjejnë në shtëpi

Përsëri vorakët zhgënjejnë në shtëpi. Trajneri Eldiano Topi, edhe pse nuk e fsheh pakënaqësinë e rezultatit, sërish kërkon t’i mbajë të karikuar të tijtë. “Pa dyshim humbëm një nga rastet më të mira për të kapur kreun. Ekipi nuk mundi ta përballonte presionin e tifozërisë që natyrshëm kërkonte vetëm fitore. E menaxhuam lojën vetëm duke bërë presion, por u ndëshkuam nga kundërshtari. Gjithsesi, jemi në garë. Përpara kemi transfertën e Korabit dhe le të shpresojmë në autokritikën e radhës”, do të përfundonte për gazetën “Panorama Sport” i pari i pankinës vorake, Eldiano Topi.
Artenis Hoxha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"