Vora mbetet pretendente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2013 | 14:34

Vora mbetet pretendente

Me fitoren e arritur në Prrenjas, vorakët kanë bindur dhe tashmë kanë hyrë fuqishëm në garë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Ka qenë fitorja e thellë 4-1 që nuk u ka lënë shans vendësve për të pretenduar. Pa dyshim, krahas repartit ofensiv, ka qenë portieri Aulon Cani heroi i këtij takimi. Edhe pse rezultati flet për një epërsi të dukshme, loja nuk ka qenë e tillë. Gardiani ka bërë mrekullinë, teksa përpos një penalltie të pritur, ai ka neutralizuar edhe shumë gola të sigurt.
Artenis Hoxha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"