VOLEJBOLL MESHKUJ/ Kupa luan ditën e fundit të grupeve (KALENDARI DHE RENDITJA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 11:16

VOLEJBOLL MESHKUJ/ Kupa luan ditën e fundit të grupeve (KALENDARI DHE RENDITJA)

Kupa e Shqipërisë në volejbollin e meshkujve do të mbyllë sot fazën e grupeve me takimet e ditës së tretë.

Partizani-volej-470x264

Në Grupin A, Skënderbeu do të presë në orën 15:00, Tiranën, me bardheblutë që udhëtojnë në Korçë si të kualifikuar në gjysmëfinale, ndërsa vendësit kërkojnë fitoren për ta avancuar më tej.

Në orën 16:00 Vllaznia pret në Elbasanin në Shkodër, duke shpresuar në një ndalesë të korçarëve.

Por duhet thënë se zhvillimi këtyre sfidave në orare të ndryshme nuk është një zgjedhje shumë e drejtë.

Në Grupin B, Partizani do të përballet në kryeqytet me Teutën në orën 17:00, takim që do të vendosë edhe fatet e kualifikimit për njërën prej skuadrave.

Ndërsa Erzeni, që tashmë e ka siguruar kalimin për në gjysmëfinale, në të njëjtën orë pret Studentin.

KL 2 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"