Vllaznia “blindon” talentet e akademisë, një 19-vjeçar firmos zyrtarisht me ekipin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2018 | 20:37

Vllaznia “blindon” talentet e akademisë, një 19-vjeçar firmos zyrtarisht me ekipin e parë

KF Vllaznia bën të ditur se në kuadrin e promovimit dhe evidentimit të elementit më të spikatur të Akademisë, ditën e sotme ka firmosur kontratën e punës me futbollistin e ekipit U-19 Elmir Lekaj. Ai kishte rreth një vit që ishte kontraktuar nga ana e klubit megjithatë nga sot është edhe me kontratë të rregullt.

elmir lekaj

Lekaj është një nga elementet më të spikatur të këtij ekipi, por edhe kontigjent i Kombëtares së kësaj grupmoshe. Luan në 2-3 pozicione, si në mbrojtje ashtu dhe në mesfushë dhe për rrjedhojë shihet si një element i perspektivës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"