Vizitë surprizë në Shqipëri, ish-fituesi i Tripletës me Interin fotografohet në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2022 | 0:03

Vizitë surprizë në Shqipëri, ish-fituesi i Tripletës me Interin fotografohet në Tiranë

Esteban Kambiaso ndodhet në Tiranë!

KAMBIASO 1 (1)

Një vizitë surprizë e ish-fituesit të Tripletës me Interin, i cili është fotografuar në rrugët e kryeqytetit shqiptar.

“Panorama Sport” ka siguruar pamjet ku ish-mesfushori argjentinas ka pozuar në Tiranë.

Kambiaso nuk është i vetmi futbollist i Interit që është parë në kryeqytetin shqiptar, më parë kanë qenë edhe Marko Materaci dhe Ivan Ramiro Kordoba.

Argjentinasi është aktivizuar me zikaltërit për rreth 10 vite dhe ka fituar 5 herë titullin kampion, 1 herë Champions-in, 4 herë Kupën e Italisë, 4 herë Superkupën e Italisë dhe 1 herë një Botëror për Klube.

Vlen të theksohet se Kambiaso ka fituar Tripletën me Interin (Kampionat, Kupë të Italisë dhe Champions) brenda 1 sezoni të vetëm, atë në 2009/2010.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"