VIDEO/ Vora shpallet kampione e Kategorisë së Dytë, mund në finale me përmbysje Elbasanin në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 0:04

VIDEO/ Vora shpallet kampione e Kategorisë së Dytë, mund në finale me përmbysje Elbasanin në “Air Albania”

Vora ka mundur në finalen e Kategorisë së Dytë A.F. Elbasanin në stadiumin “Air Albania” me rezultatin 2-1.

vora

Verdheblutë e nisën më mirë takimin duke gjetur rrjetën me Lleshin në minutën e 19’.

Gjithsesi Avdiu u kthye në hero për skuadrën e Mërgjyshit duke barazuar në minutën e 26’ dhe më pas duke shënuar dhe golin e dytë në minutën e 78’.

Verdhekuqtë e mbyllën sfidën me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Jaupit në minutën e 97’.

Kështu Vora shpallet kampione e Kategorisë së Dytë për sezonin 2022/23, ndërsa A.F. Elbasani mund të ngushëllohet vetëm me ngjitjen në Kategorinë e Parë.

REZULTATI:

VORA 2-1 A.F ELBASANI

Avdiu 26′, 78′ / Lleshi 19′

GOLI I DYTË I AVDIUT

-PRITJA E JATËS

-RASTI I LLESHIT

-GOLI I PARË I AVDIUT

-GOLI I LLESHIT

FORNACIONET ZYRTARE:

VORA: Jata, Stafa, Gjoni, Shani, Meta, Sefa, Xhemalaj, Avdiu, Vrapi, Prenga, Raboshta.

Trajner: Artan Mërgjyshi

A.F. ELBASANI: Totoshi, Broshka, Duka, Plaku, Jaupi, Gava, Kasa, Peqini, Hyska, Lleshi, Koçi.

Trajner: Eriol Merxha

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"