VIDEO/ Vllaznia kthehet te fitoret, pikë qetësie në transfertë ndaj Skënderbeut të mbetur me 10 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2023 | 23:54

VIDEO/ Vllaznia kthehet te fitoret, pikë qetësie në transfertë ndaj Skënderbeut të mbetur me 10 lojtarë

Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë përballë Skënderbeut, duke i dhënë fund krizës së shkodranëve që nuk kishin kaluar ditë të qeta së fundmi.

skenderbeu vllaznia

Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë përballë Skënderbeut, duke i dhënë fund krizës së shkodranëve që nuk kishin kaluar ditë të qeta së fundmi.

Përballë vendasve të mobilizuar për të siguruar një tjetër rezultat, shkodranëve u erdhi në ndihmë një karton i kuq i Prençit në fundin e pjesës së parë, pasi u dha më shumë hapësira veprimi për të kërkuar me ngulm golin.

Ata provuan në të gjitha mënyrat të shënonin në fraksionin e dytë të lojës, por u desh të pritnin minutat e fundit që të festonin para portës kundërshtare. Një autogol i Dumfur u dha avantazhin shkodranëve të cilët më pas shtrënguan radhët për të mos gabuar në prapavijë dhe më pas në fundin e sfidës me Delajn vulosën fitoren 2-0.

SKËNDERBEU-VLLAZNIA 0-2
84′ (ag) Dumfur, 90’+5′ Delaj

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Vllaznisë.

90’+5’ GOOOL VLLAZNIA! Një top i ulur në zonë nga Balaj për Delajn goditet saktësisht nga ky i fundit duke kaluar Aliajn e dyfishuar shifrat. (VIDEO)

90’+1’ Edhe Frashëri përfundon në listën e lojtarëve të ndëshkuar me karton të verdhë.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Rabiu i lë vendin Likës në radhët e ekipit vendas.

86’ Balaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

84’ GOOOL VLLAZNIA! Një harkim nga e djathta e sulmit shkodran gjen devijimin e pafat të Dumfur i cili çon topin në portën e tij. (VIDEO)

82’ Merlim i lë vendin në fushë K. Vangjelit në minutat e fundit.

79’ Liço i kalon topin mes këmbëve Stojanoviç e pastaj rrëzohet teksa shtyn topin para duke kërkuar penallti për kontakt me Juriç. Gjyqtari e ndëshkon për simulim. (VIDEO)

77’ Gruda i lë vendin në fushë Delajt në radhët e Vllaznisë.

74’ Çeshmedjev nga distanca tenton portën, sfera nuk i afrohet katërkëndorit të Aliajt.

72’ Liço me një goditje dënimi tenton portën për Mëhidri e ka të thjeshtë të kontrollojë sferën.

73’ Beci ndal në mënyrë të parregullt Rashicën dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

67’ Balaj  merr sferën në të majtën dhe gjuan menjëherë sapo hyn në zonë, por fluturon sferën mbi traversë. (VIDEO)

66’ Rashica shkon me shpejtësi nga gjysmëfusha e tij në zonën kundërshtare por as pason dhe as nuk gjuan, duke humbur rrezikshmërinë e aksionit. (VIDEO)

65’ Harkim në zonë për Balajn i cili me kokë gjuan por gjen Aliajn në pozicion.

63” Skënderbeu në vështirësi, pasi shkodranët bëjnë disa harkime radhazi në zonë që largohen me panik nga mbrojtja.

61’ Sebastine merr vendin e Nikajt në radhët e Skënderbeut.

60’ Kundërsulm i shpejtë i Rashicës, i cili mundohet të pasojë për Nikajn, por mbrojtja shkodrane largon rrezikun.

59’ Karton i verdhë për Rabiu pas një faulli pranë zonës së rreptësisë së korçarëve.

57’ Dodev merr vendin e Boshnjakut në radhët e Vllaznisë.

56’ Karton i verdhë edhe për Shaqen pas një faulli.

50’ Çeshmedjev ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të korçarëve.

48’ Boshnjaku është ai që tenton tashëm nga distanca, sfera pritet në dy kohë nga Alia.

47’ Sala nga e majta harkon në zonë, sfera kalon rrezikshëm mbi traversën e portës së vendasve.

46’ Menjëherë rrezikshëm shkodranët me një gjuajtje të Alivodës që kalon portierin Alia por ndalet në vijën fatale nga mbrojtja e korçarëve. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola.

45’+2’ Pas një goditje nga këndi, Stojanoviç kërcen me kokë mbi mbrojtjen vendase, por gjuan mbi traversë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Gruda niset nga krahun e majtë me shpejtësi dhe rrëzohet në zonë pas një kontakti me Dumfur. Sulmuesi kërkon penallti, por gjyqtari vazhdon lojën. (VIDEO)

37’ Mundësi e artë për shkodranët pas goditjes së dënimit teksa fillimisht Mala vë në provë Alian e më pas Beci ndalet nga Rabiu i cili bllokon gjuajtjen në portën e boshatisur. (VIDEO)

34’ Skënderbeu mbetet me 10 lojtarë! Ramos nuk kontrollon topin, Gruda ia merr e më pas niset drejt portës, me Prençin i cili i ndërhyn duk e rrëzuar. Gjyqtari nuk heziton duke i treguar kartonin e kuq si lojtar i fundit. (VIDEO)

26’ Stojanoviç mundohet të largojë topin por e kthen thuajse në asist për Liçon i cili devijon, por pa gjetur portën. (VIDEO)

17’ Gruda ul topin për Alivodën në kufijtë e zonës, por gjuajtja e mesfushorit shkon larg katërkëndorit. (VIDEO)

12’ Liço ekzekuton një goditje dënimi nga e majta, Shaqe me kokë nuk gjen portën e Mëhidrit.

6’ Shaqe merr topin nga e majta dhe hyn në zonë, por del menjëherë Mëhidri dhe kontrollon sferën.

5’ Protesta të korçarëve pas një përplasje mes Salës dhe Rashicës në zonën shkodrane, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

3’ Harkim nga e majta i Alivodës, Gruda nuk arrin të devijojë para portës së vendasve në shtyllën e dytë.

2’ Menjëherë rrezikshëm vendasit me Merlim i cili gjuan por kalon topin mbi traversë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prenci, Rabiou, Frashëri, Dumfur, Merlim, Shaqe, Liço, Rashica, Nikaj.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

VLLAZNIA: Mëhidri, Juriç, Beci, Stojanoviç, Sala, Çeshmedjev, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Migen Memelli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"