VIDEO/ Vendos goli i Foden, Siti ndjek “këmba-këmbës” kryesuesit e Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 20:37

VIDEO/ Vendos goli i Foden, Siti ndjek “këmba-këmbës” kryesuesit e Liverpulit

Mançester Siti bëri detyrën në duelin e javës së 26-të të Premier Ligës, teksa mposhtu Bornmëthin në transfertë me rezultatin 0-1. 

foden

Ky duel u vendos nga goli i Foden në minutën e 24-t, që i siguroi 3 pikë të arta “qytetarëve” të Guardiolës, që e shikojnë veten në vendin e dytë me 1 pikë më pak se kryesuesit e Liverpulit. 


Ky ishte suksesi i 18-të për Sitin, që në duelin e radhës do të përballet ndaj Mançester Junajtid, në një derbi që pritet të jetë tepër i luftuar.  Ndërkohë që rivalët e Liverpulit në javën pasardhëse do të jenë mysafirë ndaj Notingham Forest.  

livepuli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"