VIDEO/ Tropoja nderon Halit dhe Skënder Gegën, u vendos emrin stadiumit të qytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 14:57

VIDEO/ Tropoja nderon Halit dhe Skënder Gegën, u vendos emrin stadiumit të qytetit

Përpara ndeshjes Valbona-Iliria për kategorinë e dytë, që nis në 15:00, Bashkia Tropojë ka bërë një ceremoni me rastin vendosjes së emrit të stadiumit “Vëllezërit Gega”.

gega

Në këtë mënyra, Tropoja ka nderuar Halit dhe Skënder Gegën, ish-lojtarë të famshëm të Dinamos dhe Partizanit me origjinë nga Tropoja. Skënder Gega shkëlqeu edhe si trajner, teksa ka fituar edhe titullin si trajner i Partizanit në sezonin 2018-2019.

Halit Gega është ndjerë i emocionuar në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie, teksa ka ardhur enkas nga jashtë për të qenë pjesë e këtij inagurimi.

VIDEO FJALA E HALIT GEGES

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"