VIDEO/ Teuta luan por shënon Laçi, kurbinasit fitojnë në transfertë dhe bëjnë rokadë me durrsakët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 23:43

VIDEO/ Teuta luan por shënon Laçi, kurbinasit fitojnë në transfertë dhe bëjnë rokadë me durrsakët

Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme sot përballë Teutës në transfertë, duke kaluar pikërisht durrsakët në renditjen e Superiores.

bandicam 2024-04-07 18-01-07-257

Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu në fakt ka kaluar pjesën më të madhe të ndeshjes në mbrojtje, në pritje të një kundërsulmi për të goditur ekipin vendas. Një taktikë që rezultoi efikase, pasi një gol me kundërsulm në pjesën e dytë të sfidës ishte ai që vendosi fatin e duelit.

Kështu, Laçi kalon pikërisht Teutën në renditje duke dalë nga zona e ftohtë e kualifikimit, për t’i dhënë fund edhe një serie të gjatë ndeshjesh pa fitore.

TEUTA-LAÇI 0-1
71′ Melo

NGJARJET KRYESORE

90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Laçit.

90’+8’ Jazxhi humb një mundësi të mirë për të barazuar, i vetëm para portës kuëndërshtare.

90’+7’ Barjamaj merr vendin e Mjakit në fushë.

90’+4’ Rast i pabesueshëm për durrsakët për të barazuar, me topin që shkon te Daci i cili gjuan por ndalet nga Dajsinani. Më pas sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje duke bërë të pavlefshëm aksionin. (VIDEO)

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Një tjetër top në zonë për Dacin i cili rrotullohet dhe gjuan, por nuk ia del që të mposhtë përsëri Dajsinanin. (VIDEO)

85’ Karton i verdhë për Dajsinanin për vonesa loje.

83’ Fuast ndëshkohet me karton të verdhë për një goditje ndaj Da Silva teksa po tentonte roveshatë në zonë.

83’ Pas një goditje dënimi, Dajsinani duhet të bëjë një ndërhyrje vendimtare për të shpëtuar portën e tij pas një gjuajtje me kokë. (VIDEO)

82’ Ujka ndëshkohet me karton të verdhë.

78’ Da Silva hyn në fushë në vend të Prodanit në radhët e kurbinasve.

75’ Daja dhe Boçi marrin vendin e Arifit dhe Beqjes në mesfushën e Teutës.

71’ GOOOL LAÇI! Kundërsulm i shpejtë i kurbinasve me topin që shkon te Melo në të majtën, gjuajtja e tij kalon Jazxhi dhe portierin Vata, duke i dhënë avantazhin miqve. (VIDEO)

68’ Përsëri Daci në pozicion gjuajtje dhe përsëri lëshon një goditje qendrore për Dajsinanin i cili kontrollon gjithçka.

65’ Një gjuajtje nga distanca detyron Vatën të bëjë një grushtim, ndërsa më pas Myrta ndëshkohet me të verdhë për një faull teksa po mundohej të rikuperonte topin. (VIDEO)

61’ Peposhi i lë vendin në fushë Fuast në radhët e Teutës.

61’ Pas një goditje dënimi, Jazxhi vë në provë reflekset e Dajsinanit me një gjuajtje me kokë, ndërsa më pas është Gjini i cili gjuan jashtë. (VIDEO)

59’ Daci nga e djathta gjuan drejt portës, sfera devijohet nga Dajsinani dhe ndalet në traversën e portës kurbinase. (VIDEO)

54’ Myrta merr vendin e Kryeziut në radhët e Laçit.

52’ Daci merr një pasim të mirë në hyrje të zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, që është qendrore dhe ndalet nga Dajsinani

47’ Arifi provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, pa gjetur portën e Dajsinanit.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime në radhët e dy skuadrave.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Arifi shfaqet në zonë nga e djathta, gjuajtja e tij bllokohet në shtyllën e parë nga Dajsinani.

37’ Prodani shfaqet nga e majta dhe provon një gjuajtje kros që përfundon në fundore pa u devijuar nga askush. (VIDEO)

35’ Mundësi e mirë e Laçit për të shënuar me Ujkën i cili gjuan drejt portës, por gjen përgjigjen e Vatës. (VIDEO)

30’ Një dalje e gabuar e Dajsinanit pas një harkimi në zonë nuk  shfrytëzohet nga sulmuesit e Teutës dhe mbrojtja largon përsëri rrezikun.

27’ Predhë e Dacit nga e djathta e zonës, sfera kalon jo shumë lart mbi traversën e Laçit. (VIDEO)

26’ Arifi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

20’ Arifi merr topin në mesfushën kundërshtare dhe mundohet të shpërthejë drejt zonës, por shtyn sferën më shumë se duhet e pastaj shkakton faull ndaj mbrojtësve kurbinas.

15’ Krosime radhazi të Teutës, që ka iniciativën në këto minuta, por nuk arrin të gjejë hapësirë për gjuajtje drejt portës.

8’ Arifi sheh hapësirë në mesfushë dhe tenton një diagonale nga distanca, sfera shkon jashtë katërkëndorit kurbinas.

5’ Gjinollari harkon nga e majta në zonë, largon mbrojtja kurbinase.

1’ Menjëherë rrezikshëm miqtë me Sobouale i cili shfaqet në zonë, por nuk gjen katërkëndorin me tentativën e tij.,

1’ Nis ndeshja në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE:  

TEUTA: Vata, Jazxhi, Gjini, Kotobelli, Gjinollari, Kruja, Beqja, Arifi, Peposhi, Lloci, Daci.
Trajner: E.Martini
 

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Zhunior, Kurti, Prodani, Kryeziu, Manellai, Ujka, Melo, Sobouale.
Trajner: A.Cungu
 

GJYQTARË: J.Xhaja, M.Shazivari (Tiranë), T.Kasa (Vlorë) 

VAR: Albert Doda (Tiranë), AVAR: Olsion Yzeiraj (Patos)  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"