VIDEO / SuperMazrekaj thyen Flamurtarin, Partizani i dyti

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Mars 11, 2017 | 15:10

VIDEO / SuperMazrekaj thyen Flamurtarin, Partizani i dyti

Partizani nuk gabon dhe në javën e 25-të mposht Flamurtarin. Të kuqtë triumfuan 2-1 në “Elbasan Arenën” e boshatisur dhe tashmë e shohin veten në pozitën e dytë me 49 pikë, aq sa Skënderbeu dhe -2 nga Kukësi.

Skuadra e Starovës zgjidhi gjithçka që në 11 minutat e para, kur Mazrekaj zhbllokoi ndeshjen me një supergol (5′) dhe Trashi shndërroi në gol një penallti të fituar po nga fantazisti kosovar.

Vlonjatët e Shpëtim Duros u zgjuan pas pushimit dhe rihapën lojën me Danilo Alveshin 20 minuta para fundit, por pa mundur të shmangnin dot disfatën që i lë të tretët nga fundi në kuotën e 22 pikëve.

Partizani feston

90+4′ Mbyllet ndeshja, Partizani 2 – 1 Flamurtari.

90+2′ Kaleb Ekuban ka një tjetër rast për të mbyllur llogaritë, por gjuan jashtë me të majtën.

89′ Atanda shkakton faull dy hapa larg zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë, duke i dhënë kundërshtarit një mundësi të mirë për të rrezikuar. Megjithatë, shansi nuk shfrytëzohet nga Donjet Shkodra, i cili gjuan mbi portën e Alban Hoxhës.

85′ Kaleb Ekuban ka një rast të favorshëm për ta zënë në befasi Flamurtarin. Sulmuesi zbret me shpejtësi deri në zonën kundërshtare, por gjuajtja e tij gjen të gatshëm Argent Halilaj që mban vlonjatët në lojë.

84′ Franc Veliu ka mundësi për të barazuar, megjithatë goditja me kokë e mbrojtësit ndalet nga Alban Hoxha.

84′ Në ndërrimin e fundit të ndeshjes, Marko Cetkoviç i lë vendin Jurgen Bardhit.

79′ Flamurtari i shton sulmet dhe krijon një tjetër situatë të rrezikshme. Megjithatë mbrojtja e të kuqve largon topin para se Danilo Alvesh të përfitonte.

77′ Flamurtari e mbyll me zëvendësimet: largohet kapiteni Bruno Telushi, në lojë braziliani Nakamuta Lineker.

73′ Shpëtim Duro ndërhyn në mesfushë duke futur Alesio Hysenin në vend të Haxhi Nezirajt.

Alvesh gol Partizanit

70′ GOL! Rihapet ndeshja. Danilo Alvesh shkurton diferencat pasi shfrytëzon me kokë një krosim të Galiçit nga e djathta. Goli i tretë për brazilianin në këtë sezon, i dyti kundër Partizanit.

69′ Lëvizja e dytë nga Sulejman Starova. Realdo Fili zëvendëson njeriun e ndeshjes deri në këto çaste, Mentor Mazrekaj.

68′ Edhe Flamurtari kryen ndërrimin e parë. Milosh Rniç merr vendin e Astrit Fazliut, i cili lë fushën i dëmtuar.

66′ Alban Hoxha përgjigjet sërish në apel duke ndalur një gjuajtje të Franc Veliut.

59′ Donjet Shkodra merr përsipër një goditje dënimi në kufijtë e zonës, mirëpo e djathta e tij shkon mbi kuadratin e të kuqve.

56′ Haxhi Neziraj tenton me të djathtën, megjithatë Alban Hoxha pret pa problem gjuajtjen qendrore të mesfushorit të Flamurtarit.

49′ Rast i artë për Flamurtarin, por traversa i mohon golin Astrit Fazliut. Me topin e kthyer, Franc Veliu gjuan jashtë.

48′ Marko Cetkoviç është i dënuari i parë i ndeshjes. Mesfushori malazez mori karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar ndaj Mersinit.

46′ Torasa nuk ia del dhe ulet në stol. Kalari futet dhe merr vendin e tij në të majtë të mbrojtjes, me Trashin që plotëson vendin e lënë bosh nga argjentinasi në sulm.

Pjesa 2

Pjesa e parë

45+2′ Përfundon gjysma e parë e lojës, Partizani 2 – 0 Flamurtari.

44′ Torasa pëson një dëmtim dhe bën shenjë për t’u zëvendësuar. Megjithatë, argjentinasi do të presë fundin e pjesës së parë për të mësuar nëse mund të vazhdojë dot.

35′-43′ Loja rrjedh e qetë, pa raste të rrezikshme në të dyja portat.

32′-34′ Mentor Mazrekaj mbetet i dëmtuar pas një dyluftimi në mesfushë. Loja ndalet për dy minuta, ndërsa fantazisti i Partizanit ngrihet në këmbë pasi merr ndihmën e mjekëve.

Mazrekaj i demtuar

29′ Tjetër rast për të kuqtë. Torasa depërton mes mbrojtësve vlonjatë dhe gjuan nga brenda zonës, mirëpo Halilaj i mohon golin.

26′ Partizani kërcënon me një kundërsulm të shpejtë të Ekubanit. Sulmuesi bën gjithçka mirë deri në hyrje të zonës, por Shkodra ia merr topin me një ndërhyrje shpëtimtare para se italo-ganezi ta nxirrte Torasën në pozicion shënimi.

25′ Flamurtari këmbëngul dhe krijon mundësinë më të mirë për të shënuar. Neziraj i ka të gjitha mundësitë për ta shtyrë topin në rrjetë, por Hoxha devijon në goditje këndi.

22′ Pas një tjetër mundësie të shpërdoruar nga Alvesh (largoi mbrojtja e Partizanit), Donjet Shkodra provon me të djathtën nga jashtë zone, por gjuajtja e tij qendrore shkon lehtë në duart e portierit Hoxha.

21′ Rasti i parë i rrezikshëm në portën e kuqe vjen me një goditje me kokë të Danilo Alveshit pas një krosimi të Shkodrës nga loja e ndaluar. Sulmuesi kishte mundësi të bënte më mirë, por goditi larg katërkëndëshit të Alban Hoxhës.

12′-20′ Flamurtari përpiqet ta marrë veten pas dy golave të shpejtë të pësuar, mirëpo e ka të vështirë të reagojë.

11′ GOL! Të kuqtë e thellojnë avantazhin. Lorenc Trashi nuk gabon nga pika e penalltisë pasi Ivan Galiç pengoi Mazrekajn në zonë. Takimi nis në tatëpjetë për Partizanin.

5′ GOL! Partizani gjen avantazhin. Në sekondën e parë të minutës së pestë Mentor mazrekaj kalon përpara të kuqtë me një goditje mjeshtërore që e la të palëvizur portierin Halilaj.

1′ Nis ndeshja, topi i parë i takon Partizanit.

Minutë pas minute

Partizani gol Flamurtarit

Partizani 2 – 1 Flamurtari (Mazrekaj 5′, Trashi 11′-p. / Alvesh 70′)

Partizani (4-2-3-1): Hoxha; Fejzullahi, Atanda, Malota, Trashi; Vila, Ramadani; Torasa (Kalari 46′), Cetkoviç (Bardhi 84′), Mazrekaj (Fili 69′); Ekuban.
Trajner: Sulejman Starova

Flamurtari (4-3-3): Halilaj; Galiç, Kuqi, Veliu, Mersini; Telushi (Lineker 77′), Shkodra, Neziraj (Hyseni 73′); Shehaj, Alvesh, Fazliu (Rniç 68′).
Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: Andi Koçi

KV: Cetkoviç, Atanda





www.minuta90.com