VIDEO/ Spektakël në Kukës, Emini dhe Dvornekoviç fundosin Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2016 | 12:53

VIDEO/ Spektakël në Kukës, Emini dhe Dvornekoviç fundosin Bylisin

Kukësi-Bylis 3-0
Golat: Emini 23′ 55′, Dvornekoviç 78′

Goli i parë:

Supergoli i Izair Eminit ndaj Bylisit para pak casteshShijojeni kete golNdeshja: LIVE: http://superligashqiptare.al/live-kukesi-bylis/

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on 2016-01-31

Rikthehet Kukësi. Skuadra e Klodian Duros ka dhuruar spektakël në takimin e sotëm ndaj Bylisit ku fitoi me rezultatin 3-0. Një debutim fantastik në Kategorinë Superiore edhe për sulmuesin e ri të verilindorëve Izair Eminin i cili ka realizuar dy gola në këtë takim.

Ndeshja ndaj ballshiotëve e vlefshme për javën e 19-të ka folur e gjitha për Kukësin. Që në minutat e para vendasit kanë qenë agresive duke treguar se do të ishin ata fitues të kësaj ndeshje. Epërsia për ekipin verilindor vjen nga sulmuesi maqedonas, Izair Emini i cili kthen në supergol një godtitje dënimi nga kufijtë e zonës.

Minuta e 23-të, goditje dënimi për Kukësin e fituar nga Emini në kufijtë e zonës. Te topi shkon pikërisht sulmuesi që e fitoi këtë faull dhe godet bukur drejt portës duke e dërguar topin në rrjetë. Pas golit të shënuar Kukësi gjen qetësinë, dhe pjesa e parë mbyllet 1-0. Në pjesën e dyutë kemi një Kukës “show”.

Verilindorët janë dominues në fushë dhe fitues në çdo dyluftim. Në minutën e 55-të vjen dhe goli i dytë pikërisht nga i njëjti autor. Krosimi i gjatë i Meminit nga krahu i djathtë, Emini vjen me shpejtësi dhe godet me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë. 2-0 dhe Kukësi fillon të argëtohet në fushë.

Ekipi i Duros është zot dhe administron në çdo cep të fushës topin.  Për të shënuar golin e tretë ka menduar kroati Dvornekoviç. I sapo futur në lojë godet me kokë pas një krosimi nga krahu i majtë dhe gjen golin e tretë dhe të fundit për këtë ndeshje. Mbyllet gjithçka 3-0 dhe me fitoren e sotme, Kukësi ngjitet në vendin e 4 në kuotën e 31 pikëve, por Teuta me 30 pikë ka një ndeshje më pak. Nga ana tjetër Bylisi mbetet i parafundit me 13 pikë.

MINUTAT:
Mbyllet në Kukës, 3-0
88′
Karioka godet bukur nga jashtë zone, por topi ndalet në tranversë. 
85′
Peposhi provon nga distanca, Koçi pret në dy kohë.
80′
Hasani merr një pasim nga Dvornekoviç dhe godet drejt portës, por topi përfundon jashtë.
78′ GOOOOL KUKESI, shënon Dvornekoviç.
Kroati i sapo futur në lojë godet me kokë pas një krosimi nga krahu i majtë dhe gjen golin e tretë.
65′
Pas golit të dytë Kukësi është mjaft i qetë, kontrollonm topin dhe luan në mesfushë.
59′
Zëvendësim te Bylisi, largohet Muçaj, në fushë Mbella.
57′
Ndërhyrje e ashpër, Malota ndëshkohet me karton të verdhë.
55′ GOOOL KUKESI, sërish Emini.
Debutim fantastik për sulmuesin e ri të Kukësit. Krosimi i gjatë i Meminit nga krahu i djathtë, Emini vjen me shpejtësi dhe godet me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë. 2-0 dhe qetësohen kuksianët.
48′
Emini provon të befasojë me një goditje të menjëhershme nga distanca, por topi kalon mbi traun e protës.
Mbyllet pjesa e parë Kukësi-Bylis 1-0.
35′
Karton i verdhë për Musollin dhe Muçën pas një përplasje fizike që patën mes tyre.
30′
Kukësi kthehet mbrapa dhe fitllon të administrojë lojën. Bylisi hidhet në sulm.
25′
Sahiti godet fort drejt portës, por topi përplaset te Malota. Mbrojtësi mbetet i shtrirë për disa sekonda.
23′
 GOOOL KUKESI. Goditje dënimi për Kukësin e fituar nga Emini në kufijtë e zonës. Te topi shkon sulmuesi që e fitoi këtë faull dhe godet bukur drejt portës duke e dërguar topin në rrjetë.
21′ Gledi Mici godet drejt portës nga krahu i djathtë, largon topin me vështirësi Kaloshi që shmang një gol të sigurt.
18′ Flores shmang shumë bukur Gavën në mesfushë dhe avancon përpara, ky i fundit e mban nga fanela dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
13′ Kalimi i bukur i Hasanit në krahun e e majtë, futet brenda zonës, pengohet, por gjithçka e rregullt për gjyqtarin. Protestojnë kuksianët.
08′ Skuadrat tregohen të kujdesshme dhe mundohen të administrojnë lojën.
03′ Përpiqet braziliani Da Silva për Kukësin, godet me të djathtën nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë.
01′ Ka nisur ndeshja me topin e parë të luajtur nga ballshiotët.

Formacionet
Kukësi: Koçi, Memini, Shameti, Malota, Mici, Hasani, Karioka, Musolli, Flores, Da Silva, Emini Trajner: Klodian Duro
Bylisi: Kaloshi, Sahiti, Brahja, Alla, Dukiç, Muça, Gava, Hyshmeri, Peposhi, Pepa, Hoxhaj Trajner: Adnand Zilxhoviç
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridigert Çokaj, Paulin Simoni, Ditmar Jubica

Goli i dytë

Goli i dyte, i njejti autorIzairrrrr Eminiiiiii, fantastik ky sulmuesNdiqeni Live: http://superligashqiptare.al/livestream-hd-kukesi-bylis/

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on 2016-01-31

Goli i tretë

Goli i 3 i KukesitRealizuar nga kroati DvornekovicLive: http://superligashqiptare.al/livestream-hd-kukesi-bylis/

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on 2016-01-31

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"