VIDEO/ Skandal në Superligën turke, presidenti i klubit godet me grusht gjyqtarin në fund të ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 21:16

VIDEO/ Skandal në Superligën turke, presidenti i klubit godet me grusht gjyqtarin në fund të ndeshjes

Ndeshja mes Ankaragyçy dhe Rizespor në Superligën turke sot është mbyllur me një ngjarje shumë të rëndë. Presidenti i skuadrës vendase, Faruk Koça, ka goditur me grusht duke shtrirë në tokë gjyqtarin e ndeshjes.

asdsdadssdasdasdadas

Sfida u mbyll 1-1 me karton të kuq për secilën skuadër dhe me një gol në minutën e 97 për ekipin mik. Ish-futbollisti i njohur turk, Emre, i cili është trajner i Ankaragyçy, shau gjyqtarin dhe pastaj foli me presidentin e klubit.

Ky i fundit hyri në fushë dhe goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin Umut Meler, ndërsa persona të tjerë e goditën me shkelm në kokë atë ndërsa ishte i shtrirë.

Pamjet skandaloze kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa priten masa shumë të rënda për drejtuesit e klubit turk që shkaktuan këtë situatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"