VIDEO/ Raste të shumta dhe penallti e humbur, Egnatia dhe Laçi bëjnë “paqe” në Rrogozhinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 0:06

VIDEO/ Raste të shumta dhe penallti e humbur, Egnatia dhe Laçi bëjnë “paqe” në Rrogozhinë

Egnatia dhe Laçi janë ndarë në paqe në Rrogozhinë, në një barazim pa gola, i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores.

bandicam 2024-02-10 14-53-28-831

Të dyja skuadrat kërkonin ta fitonin, me kurbinasit që provuan më shumë në pjesën e parë.

Në të dytën u zgjuan dhe rrogozhinasit, të cilët humbën një 11-metërsh në minutën e 63’, por Spahiu u ndal nga Dajsinani.

Kështu Egnatia vazhdon në vendin e parë me 48 pikë, ndërsa Laçi në të gjashtin me 28 pikë.

REZULTATI

EGNATIA 0-0 LAÇI

NGJARJET KRYESORE

90+3′ Mbyllet sfida me rezultatin 0-0!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Tre zëvendësime te Egnatia. Largohen Spajiu, Ndreca dhe Zejnullai. Në vendet e tyre futen Lubas, Rama dhe Ahmetaj.

84′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Sobouejll dhe në vendin e tij futet Salihu.

79′ Ujka provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e të cilit shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

75′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Xhoel dhe në vendin e tij futet Fernando.

72′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Barjamaj dhe në vendin e tij futet Manellari.

64′ Spahiu niste nga pika e bardhë, por Dajsinani arrin ta presë topin. (VIDEO)

63′ PENALLTI / EGNATIA! Dajko shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Montenegros dhe gjyqtari akorodon menjëherë 11-metërsh. (VIDEO)

61′ Ndreca provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, me Dajsinanin që arrin ta ndalë dhe ta çojë në këndore. (VIDEO)

54′ Qato lëviz bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por Sherri arrin ta devijojë për t’i mohuar golin. (VIDEO)

46′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Prodani dhe në vendin e tij futet Tresa.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

39′ Barjamaj provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ishte qendrore për Sherrin.

37′ Qato shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

28′ Qato merr një top në hyrje të zonës dhe godet me të majtën, por shtylla i mohon golin. (VIDEO)

16′ Prodani ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

12′ Sobouejll rrëmben një top në zonë dhe pason për Prodanin, me këtë të fundit që nuk godet siç duhet dhe e çon topin jashtë. (VIDEO)

9’ Xhemajli godet me kokë drejt portës së Dajsinanit, por ky i fundit tregohet i vëmendshëm dhe bën një pritje të mirë. (VIDEO)

6’ Ndreca kërkon të gjejë Zejnullain me një top të gjatë, por sfera përfundon jashtë.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai,  Zhoel, Spahiu, Ibrahimoglu, Montenegro

Trajner: Edlir Tetova

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Zhunior, Prodani, Kryeziu, Qato, Ujka Barjamaj, Da Silva, Sobouejll

Trajner: Mirel Josa

5555

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"