VIDEO / Penalltia e Bakajt thyen Laçin, Vllaznia “sheh” Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2017 | 15:53

VIDEO / Penalltia e Bakajt thyen Laçin, Vllaznia “sheh” Europën

Vllaznia mposht Laçin dhe katapultohet përkohësisht në vendin e katërt, në pritje të ndeshjes mes Teutës dhe Luftëtarit që mbyll javën e 25-të të Kategorisë Superiore.

Shkodranët triumfuan 1-0 në shtëpi falë një goli të Elis Bakajt dhjetë minuta pas pushimit mes pjesëve. Sulmuesi shënoi golin e katërt personal me fanellën kuqeblu duke shndërruar në gol një penallti të dyshimtë pas një dyluftimi në zonë mes Shalës dhe Pjeshkës.

Miqtë nga Kurbini patën dy raste të pastra për të zhbllokuar ndeshjen në pjesën e parë, por traversa i mohoi golin Qaqit kurse Mensah shpërdoroi përballë portierit Selimaj.

Me këtë trepikësh ekipi i Armando Cungut ngjitet në kuotën 32, +2 nga Tirana dhe Luftëtari. Kurse Laçi mbetet i parafundit me 22 pikë.

Vllaznia gol

Minutë pas minute

90+2′ Vllaznia e kryen edhe zëvendësimin e fundit për të fituar kohë. Arlind Kalaja hyn në lojë duke zënë vendin e Eraldo Çinarit.

87′ Kartoni i parë i verdhë vjen tri minuta para fundit të kohës së rregullt. Ditmar Bicaj ndëshkohet për një ndërhyrje me sparkatë ndaj Erjon Vucajt.

83′ Ekipi mik përgjigjet me një goditje të Jonuzit, që gjithashtu përfundon jashtë kuadratit.

82′ Bakaj del në pozicion të favorshëm për të kërcënuar, por e djathta e tij shkon larg portës së Laçit.

80′ Me zëvendësimin e dytë, Sinella fut të riun Kevi Bardhi në vend të Arbër Shalës.

71′ Edhe Bledar Sinella bën zëvendësimin e parë. Taulant Sefgjini futet në vend të Serxho Zhuniorit.

70′ Mundësi e mirë për laçin. Serxho Zhunior gjuan me kokë pas një krosimi në zonë, por një devijim i Gocajt e çon topin në goditje nga këndi.

69′ Lëvizja e dytë nga stoli shkodran. Mesfushori Florind Bardulla i bën vend mbrojtësit belg Landri Mulemo.

60′ Ndërrimi i parë vjen nga Vllaznia, me Erdenis Gurishtën që futet në vend të Denis Pjeshkës.

Penalltia

55′ GOL! Vllaznia në epërsi. Lorenc Jemini akordon penallti pas një dyluftimi në zonë mes Shalës dhe Pjeshkës. Nga pika e bardhë Elis Bakaj nuk gabon, duke shënuar golin e katërt me fanellën kuqeblu.

46′ Nuk ka ndryshime në formacionet e ekipeve. Në fushë zbresin të njëjtët futbollistë që mbyllën gjysmën e parë të lojës.

Vllaznia tifozet vs Laci

Pjesa e parë

45+2′ Pjesa e parë mbyllet me një mundësi për shkodranët. Sërish Elis Bakaj provon nga distanca, por gjen përgjigjen e Gentian Selmanit që pret bukur.

42′ E njëjta mundësi i jepet Bakajt, pak metra më prapa, por as kësaj here 29-vje]ari nuk e korrigjon shënjestrën.

38′ Goditje e lirë për Vllazninë pranë zonës laçiane. E merr përsipër Elis Bakaj, por sulmuesi nuk shënjestron dot katërkëndëshin e Selmanit.

25′-37′ Minuta të qeta pas vrullit të fillimit. Skuadrat nuk rrezikojnë dot portat e njëra-tjetrës.

24′ E pabesueshme çfarë humbet Mensah! Sulmuesi ganez i ka të gjitha mundësitë për të shënuar pas një pasimi të Vucajt nga e djathta, mirëpo gjuan lehtë në duart e Selimajt.

13′ Mundësia më e mirë e këtyre minutave të para është për Laçin. Harallamb Qaqi kërcen mbi të gjithë dhe godet bukur me kokë pas një krosimi nga loja e ndaluar, por traversa i mohon golin qendërmbrojtësit bardhezi.

7′ Ndriçim Shtubina rrëzohet në zonë pas një dyluftimi me Drilon Musajn teksa përpiqet të hyjë në zonë, por për arbitrin nuk ka asgjë. Thjesht rivënie fundore për skuadrën mike.

2′ Vendasit i afrohen rrezikshëm portës së laçit. Vrapi hedh një top me duar në zonë direkt nga vija anësore dhe aty Tafili ka mundësi të rrezikojë, por mbrojtja kurbinase është e vëmendshme dhe largon kërcënimin.

1′ Nis loja, me topin e parë që e luan Vllaznia nga qendra e fushës.

Para ndeshjes

Vllaznia 1 – 0 Laçi (Bakaj 55′-p.)

Vllaznia (4-3-3): Selimaj; Gocaj, Bicaj, Vrapi, Pjeshka (Gurishta 60′); Tafili, Krymi, Bardulla (Mulemo 69′); Çinari (Kalaja 90+2′), Bakaj, Shtubina.
Trajner: Armando Cungu

Laçi (4-2-3-1): Selmani; Musaj, Qaqi, Gjoni, Shala (Bardhi 80′); Jonuzi, Lushkja; Nika, Vucaj, Zhunior (Sefgjini 71′); Mensah.
Trajner: Bledar Sinella

Gjyqtar: Lorenc Jemini

KV: Bicaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"