VIDEO/ “Nëndetësja” kthehet në bazë! Dinamo ngjitet zyrtarisht në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2021 | 0:05

VIDEO/ “Nëndetësja” kthehet në bazë! Dinamo ngjitet zyrtarisht në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh

Pritjes së gjatë i erdhi fundi, “nëndetësja” rikthehet në bazë! Dinamo ngjitet në Kategorinë Superiore, pas 9 vitesh mungesë. Blutë e drejtuar nga trajneri Uku, arritën të triumfonin në përballjen ndaj Vorës me rezultatin 0-2, duke siguruar matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, 1 javë para fundit të kampionatit. Golat e fitores për skuadrën kryeqytetase, i realizoi sulmuesi Mustafa Xhixhiua në minutat 12 dhe 88-të.

bandicam 2021-05-09 16-44-14-791

Në sfidën tjetër që u luajt paralelisht, nuk ka fitues në derbin e qarkut të Dibrës, Korabi dhe Burreli ndajnë vetëm nga një pikë. Me këtë rezultat mbetet ende e hapur gara për vendin e dytë, që do të vendoset javën e ardhshme. Edhe pse ishin miqtë të cilët kaluan të parët në avantazh në Takahashin, Peplekaj shpëtoi dibranët në frymën e fundit.

REZULTATET LIVE:

Vora-Dinamo 0-2

Xhixhiua 12′, 88′

Korabi-Burreli 1-1

Paplekaj 94’/ Takahashi 44′

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"