VIDEO/ Me veshje popullore dhe përkrenaren e Skënderbeut, tifozët shqiptarë pushtojnë edhe Ishujt Faroe 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2023 | 20:12

VIDEO/ Me veshje popullore dhe përkrenaren e Skënderbeut, tifozët shqiptarë pushtojnë edhe Ishujt Faroe 

Tifozët shqiptarë janë ndër më besnikët në botë, teksa e kanë përkrahur kombëtaren kuqezi në çdo transfertë. Ata nuk kanë munguar në asnjë ndeshje duke mos pyetur as për largësi apo vështirësi, pasi ata kanë qenë përherë në mbështetje dhe në krah të kuqezinjve, për të luajtur rolin e tyre, si lojtari i 12-të i Shqipërisë. 

Collage Maker-20-Jun-2023-08-11-PM-8222

Sonte, në mbrëmje, në orën 20:45, kuqezinjtë e Shqipërisë, pas fitores 2-0 ndaj Moldavisë në “Air Albania”, do të luajnë në Torshavn, ndeshjen e tretë të kualifikueseve të “Euro 2024” përballë ekipit vendës të Ishujve Faroe. 

Skenderbeu

Vlen të theksohet se tifozët shqiptarë, ndonëse kësaj here më të pakët në numër, rreth 60 gjithsej, sërish janë bërë lajm për mediat vendase, teksa të veshur me kostume popullore si dhe me përkrenaren e Skënderbeut, kanë tërhequr vëmendjen e vendasve, duke i habitur me entuziazmin e tyre.  

Bëhet me dije se një biletë për këtë ndeshje ndaj Ishujve Faroe, kushton 13 deri në 27 euro, në një stadium me kapacitet prej 6.000 vendet, ku në takimin e sotëm priten të jenë rreth 2.500 vetë. Kuptohet, tifozët shqiptarë do të kenë vendin e tyre dhe do të përkrahin Kombëtaren e Silvinjos.  

PANORAMASPORT.AL