VIDEO/ Luftëtari tregon “dhëmbët” në shtëpi, fiton me përmbysje ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 15:11

VIDEO/ Luftëtari tregon “dhëmbët” në shtëpi, fiton me përmbysje ndaj Kukësit

Luftëtari ka treguar edhe një herë dhembët në shtëpi duke mposhtur Kukësin në rezultatin 2-1. Gjirokastritët marrin kështu hak për atë humbje 3-0 të shkaktuar  në fazën e parë.

luftetari kukesi

Të parët që shënuan ishin verilindorët me anë të Gurit, por më vonë loja foli vetëm për vendasit. Si fillim barazoi Abazaj në minutën e 44-t, por sulmuesi i Luftëtarit humbi edhe shumë raste të tjera në pjesën e dytë. Goditjen e fundit Kukësit ia dha Liçaj me një goditje me kokë nga brenda zonës.

luft kukes

Një hap fals ky i Kukësit që u jep mundësi rivalëve t’i afrohen, ndërsa për Luftëtarin kjo fitore do të thotë frymëmarrje.

 LUFTËTARI 2-1 KUKËSI  (Abazaj 44’, Liçaj 64’/ Guri 23’)

KOMENTI LIVE

90’+ Mbyllet sfida në Gjirokastër, Luftëtari 2-1 Kukësi.

93’ Musolli humbet mundësinë për të barazuar rezultatin, pasi gaboi në gjuajtjen e topit që i erdhi pas një goditje dënimi.

90’ Arbitri i katërt akordon minuta 4 shtesë.

89’ Zëvendësimi i fundit për Luftëtarin. Largohet Rroca dhe hyn Beqiri.

86’ Vendasi po përpiqen të ruajnë avantazhin tani, dhe vetëm po mbrohen në gjysmëfushën e tyre.

83’ Largohet nga fusha autori i golit të parë, Abazaj, për t’i lënë vendin Demos.

79’ Do të largohet nga fusha Minga , për ti lënë vendin Rrapos.

78’ Shkodra tentoi një vertikalizim për Gurin, por topi u devijua në goditje anësore.

76’ Bregu mori një top të gjatë nga Ramadani, por vlonjati u nxitua për ta pasuar te Abazaj dhe e humbi sferën.

74’ Zëvendësimi i dytë për Kukësin. Largohet Irakli Dzaria dhe hyn Ardit Peposhi.

72’ Guri ndëshkohet me të verdhë për ekipin e Kukësit. Shumë i nervozuar sulmuesi, që ndëshkohet për shkak të protestave dhe mungon në sfidën e radhës përballë Vllaznisë.

69’ Largohet Ethemi per Kukësin dhe hyn Ymeraj.

64′ Gooooool Shpërblehet loja sulmuese e vendasve, Luftëtari përmbys rezultatin. Xhekson krosoi bukur për Liçaj që goditi me kokë dhe portieri Kolici nuk arriti ta ndalë topin që shkoi në rrjetë.


60’ Abazaj “show” në Gjirokastër, Rrumbullaku shpëton portën e Kukësit në momentin e fundit.

57’ Tenton edhe Aleksi të kërcënojë portën me një goditje nga shumë larg, por goditja ishte e lehtë dhe e gabuar.

51’ Rroca rrezikon përsëri portën e Kukësit me anë të një goditjeje që shkon në shtyllë.

49’ Luftëtari e fillon me vrull pjesën e dytë, shpëton për mrekulli porta e Kukësit. Abazaj gabon perpara portierit Kolici dhe e dergon topin jashtë portës.

48’ Guri pëson një dëmtim të lehtë, pas një goditje kokë më kokë më Rrapën.

46’ Fillon pjesa e dytë në Gjirokastër.

45’+ Mbyllet pjesa e parë në Gjirokastër, Luftëtari 1-1 Kukësi.

45’ Arbitri i katërt akordon dy minuta shtesë.

44’ Goooool Abazaj shënon një gol me shumë vlerë. Del i vetëm përpara Kolicit dhe e ndëshkon me parabolë.

41’ Minga jep një top shumë të bukur për Abazaj në sulm, por është Shameti ai që largon topin shumë saktë.

34’ Rast ideal për Gurin për të dyfishuar shifrat, por Guri nuk godet në shënjestër me kokë. Ka edhe një faull në dëm të tij të shkaktuar nga Rrapa, por gjithsesi loja ishte ndalur që më parë për një pozicion jashtë loje.

32’ Luftëtari tentoi të kërcënonte me një aksion nga e majta e fushës, por pasimi i Xhekson u ndal nga mbrojtja kuksiane.

23’ Goooool Shënon Guri pas një pasimi të mirë në zonë nga Kale. Qetësi vrasëse e sulmuesit shkodran!

22’ Liçaj merr kartonin e verdhë të parë të ndeshjes, pas një faulli në dëm të Kale.

18’ Shkodra tentoi një goditje nga jashtë zonës, por ishte totalisht e gabuar dhe larg portës.

12’ Ethemi driblon një lojtar dhe kërkon të marrë krahun nga e djathta e fushës, por Rrapa mbyll si duhet aksionin e kundërshtarëve.

10’ Ethemi kërkoi një vertikalizim për Gurin, por sulmuesi shkodran ishte në pozicion jashtë loje.

8’ Rreziku i parë në portën gjirokastrite. Shameti godet me kokë, pasi ngrihet më shumë nga të gjithë në zonën e Luftëtarit, por goditja e tij ishte e lehtë dhe lehtësisht e kontrollueshme nga portieri grek.

6’ Xhekson këkron të krosojë nga e majta. Krosimi i tij devijohet dhe vendasit fitojnë një goditje dënimi.

1′ Nis sfida në Gjirokastër.

FORMACIONET ZYRTARE 

LUFTËTARI: Athanasopulos, Liçaj, Jakovleviç, Xhekson, Rapa, Aleksi, Ramadani, Bregu, Rroca, Minga, Abazaj. Trajner: Hasan Lika

KUKËSI: Koliqi, Rrumbullaku, Alla, Shameti, Zderic, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Ethemi, Guri. Trajner: Peter Pakult

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"